Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse

22 Dhjetor 2024, 12:37 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 12:37

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Një makinë e forcave ‘Shqiponja’ është përplasur me barrierën ndarëse.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i përplasjes ka qenë një autoveturë që i ka prerë rrugën makinës së efektivëve.

r.k./Shqiptarja.com