Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni i mallrave përplas një motorr, 1 person i plagosur

24 Prill, 18:05 | Përditesimi: 24 Prill, 18:05

Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

r.k./Shqiptarja.com