Aksident në aksin Lin–Pogradec/ Makina përplaset me trafikndarësen, përfundon në korsinë e biçikletave

29 Maj 2025, 20:23 | Përditesimi: 29 Maj 2025, 20:23

Një automjet ka humbur kontrollin në aksin Lin–Pogradec dhe është përplasur me trafikndarësen, duke përfunduar në korsinë e biçikletave dhe shkaktuar dëme materiale. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lagështia në rrugë; drejtuesi është jashtë rrezikut.

I.M/Shqiptarja.com