Aksident në aksin Pogradec- Korçë makina del na rruga dhe përplaset me trafikndarësen

25 Tetor 2023, 08:20

Një aksident është resgjistruar rreth orës 7 e 30 në aksin rrugor Pogradec-Korcë në afërsi të fshatit Velitern. Ku një mjet tip “ mercedes” ka dalë jashtë rruge, së pari ështe përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë ne kanal. Sipas burimeve në vendngjarje mësohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar, i cili i është kryer nga drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit. Burimet e policisë bëjnë të ditur se si pasoje e këtij aksidenti nuk janë regjistruar dëme njerzore, por vetëm dëme materiale. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.