Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren 43-vjeçare

1 Maj, 08:13 | Përditesimi: 1 Maj, 08:13

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Një makinë ka përplasur një këmbësore 43-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", automjeti me drejtues  shtetasin D. Xh.,  ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

r.k./Shqiptarja.com