Aksident automobilistik në aksin nacional Tepelenë-Përmet, lëndohen dy pjesëtarë të policisë private NAZERI që transporton vlera monetare.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në kthesën e fshatit Kodër Bashkia Tepelenë, ku furgoni i blinduar i policisë private NAZERI tip FIAT me targa AA391XC i ka prerë rrugën fuoristradës tip Range Rover me targa AB356HK.
Ndërsa fuoristrada vinte nga Tepelena, u ndesh me furgonin e blinduar ku ky i fundit i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private NAZERI të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.