Aksident në aksin Ura e Kardhiqit -Sarandë, 2 automjete përplasen më njëra-tjetrën

24 Gusht 2022, 17:58

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë rruga e re. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar lëndimin e dy personave njeri prej të cilëve në gjendje të vështirë.