Aksident në autostradën Lushnje-Fier, motori përplas këmbësorin, 70- vjeçari në gjendje të rëndë

23 Prill 2025, 22:39 | Përditesimi: 23 Prill 2025, 22:39

Aksident në autostradën Lushnje- Fier në afërsi të fshatit Rrapëz. Një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të autostradës. Motoçikleta që drejtohej nga Aeksander Hila 55- vjeç ka përplasur një kalimtar të quajtur Hakim Maledhi 70- vjeç.

r.k./Shqiptarja.com