Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Thumanë-Laç. Një makinë tip Audi me drejtues F.T ka goditur për vdekje një këmbësorë, i cili nuk është identifikuar ende nga policia.
Dhe pse ndërhyrja e policisë dhe ambulancës ka qenë e menjëhershëm fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën në vend.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Audi dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës.