Aksident në Berat! 'Benz-i' përplaset me trafik-ndarësen! Shoferi dhe pasagjeri barktisin makinën dhe largohen me vrap nga vendngjarja

26 Nëntor 2022, 22:10

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në "Rotondon e Moravës". Një mjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe si pasojë e përplasjes, mjeti është shkatërruar në pjesën e përparme.