Aksident në Berat, përplasen 2 makina! 'Toyota' përfundon e kthyer në një anë në rrugë, 2 të plagosur

24 Gusht 2022, 18:00

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimor në vendin e quajtur ‘Ura e Moravës’. Një automjet tip Toyota me targa AA 215 ZS  përplaset me mjetin tip Ford Fokus me traga AA 048 FA. Dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Nga pamjet duket se makina është përmbysur në një anë për shkak të përplasjes.