Aksident në Divjakë, mjeti përplaset me motoçikletë, plagoset rëndë 60-vjeçari! Policia ndalon drejtuesin e mjetit

13 Gusht 2022, 14:39

Një tjetër aksident është regjistruar në Divjakë ditën e sotme ku një mjet tip ‘Citroen’ ka përplasur një motoçikletë me të cilin udhëtonte Rexhep Çoku 60 vjeç, banues në fshatin Mucias në Divjakë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari por, ka kaska mbrojtëse i ka shpëtuar jetën duke mos marrë plagë në kokë.

Çoku është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës nga ambulanca e ardhur nga Divjaka. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat. Aksidenti i ndodhur sot ne mesditës vjen dy dita pas një tjetri mes mjetesh në këtë aks rrugor. Frekuentimi i lartë i plazhit te Divjakës ka sjellë qarkullim te lartë në jetën aks rrugor ku si pasojë e parametrave jo të duhura të rrugës kanë bërë që të ketë aksidente të shpeshta.

  •