Aksident në Durrës, i riu humb kontrollin e mjetit! Përplaset për vdekje me një kamion

21 Dhjetor 2024, 07:35 | Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 07:35

DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Drejtuesi i një mjeti me targa angleze ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të ndaluar.

Fatkeqësisht, drejtuesi 22-vjeçari i mjetit me targa angleze, Denis Hoxha ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vëllazërimi në zonën e ish kënetës Durrës.

E.B/Shqiptarja.com