Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjës. Një automjet tip Benz me targa “AB 535ME” ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen dhe ka përfunduar dukrënë në përroin e Lunjës.
Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër ku disa persona që punojnë në bizneset aty pranë kanë nxjerrë shëndoshë e mirë pa lëndime drejtuesin që është transportuar me urgjencë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjës ndodhen në vendngjarje. Është kryer kontrolli në mjet dhe nuk ka pasur persona të tjerë veç drejtuesit.