Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore

27 Nëntor 2024, 14:57 | Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 14:57

Një makinë ka përplasur sot një këmbësor në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Transporteve në unazën e qytetit.

Burime për Report informojnë se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Korçës ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

r.k./Shqiptarja.com