Aksident në Korçë/ Motori përplaset me makinën, 1 i plagosur

4 Dhjetor 2024, 12:22 | Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 12:22

Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, në afërsi të fshatit Sovjan.

Burime për Report Tv informojnë se një motor dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

r.k./Shqiptarja.com