Aksident në Kosovë, autobusi me nxënësit që ktheheshin nga ekskursioni përplaset me kamionin! Plagosen 30 persona

13 Maj 2023, 19:04

Një aksident  ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë ku një kamion i ardhur nga Serbia është përplasur me një autobus ku ndodheshin nxënës shkolle të cilët po ktheheshin nga një ekskursion.

Mediat e Kosovës shkruajnë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rreth 30 persona.