Aksident në Lezhë, shoferja përplaset me murin rrethues të një banesë dhe përmbyset

16 Tetor 2023, 08:44

 Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne rrugën dytësore Lezhë-Rrilë pranë ishull-lezhës.

Një automjet i drejtuar nga një grua u përplas me murin rrethues të një banesë e më pas u përmbys. Fatmirësisht shoferja mori lëndime të lehta, pa probleme për jetën. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe rruga për 60 minuta.