Aksident në rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur

11 Nëntor 2024, 17:31 | Përditesimi: 11 Nëntor 2024, 17:31

Një aksident është shënuar sot në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rreshen pranë urës së Zogut.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit, bëjnë me dije burime për Report Tv.

r.k./Shqiptarja.com