Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën! Dy persona të plagosur transportohen në spital

31 Janar 2023, 11:35

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Automjeti tip ‘Audi’ është përplasur me një makinë tip kamionçinë. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.