Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.
Aksidenti ndodhi sot (8 Dhjetor) rreth orës 11:00, në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.
Drejtuesi i motoçikletës, Gjon Zeka, nga fshati Kallmet i Lezhës, u dërgua fillimisht në urgjencën e qytetit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.