Aksident te rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnjë, ndërron jetë 28-vjeçari! Shkak dyshohet shpejtësia

26 Maj 2025, 07:16 | Përditesimi: 26 Maj 2025, 07:16

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, aksi Fier-Lushnjë.

Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po lëvizte përfundoi në kanalin kullues.

Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.

r.k./Shqiptarja.com