Aksident tragjik në Turqi! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

16 Janar, 12:42

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë