Aksidentet me pasojë vdekjen, policia rrugore kontrolle intensive: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion

11 Mars 2023, 13:31

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar që prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, të kalojnë në shërbim të përforcuar, duke rritur prezencën e punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore.