Aksidenti i autobotit të Rruga e Kombit, bllokohet segmenti Milot-Rubik! Zjarrfikësit po punojnë për spostimin e mjetit

27 Korrik 2022, 22:03

Aksidenti i autobotit të mbushur me gaz në afërsi të fshatit, ka sjell bllokim të Rrugës së Kombit segmenti Milot-Rubik. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjetit për nga rruga e vjetër Milot-Rubik. Një vinç i lartë në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për largimin e autobotit i cili doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure.

  •