Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma

13 Shkurt 2025, 12:20 | Përditesimi: 13 Shkurt 2025, 12:20

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën Lezhë-Shëngjin, ku u përplas një autoveturë me një kamion.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe bashkëshortja e viktimës drejtuesit të mjetit tip “Audi” Paulin Zefi.

Zhaklina Hysa 40-vjeçe gjeti vdekjen gjatë natës te Trauma. Pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

E.H/Shqiptarja.com