Aksidenti i rëndë në mes të Tiranës, shefi i qarkullimit: 6 persona të plagosur nga përplasja e mjeteve me autobusin

27 Shkurt 2023, 12:42

Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Gjoka ka bërë me dije se janë 6 persona të plagosur. Ai u shpreh se po kontrollohen shoferët për nivelin e alkoolit.

“Shefi i qarkullimit të Tiranës Taulant  gjoka, ka bërë me dije se janë plagosur 6 persona nga përplasja me autobusin e linjës së ‘Unazës’.

Janë 6 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 6 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije.

Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore.

Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final.”- tha Gjok