Aksidenti i rëndë në TEG, sociologia për Report Tv: Shoqëria vuan nga të rinj që ‘reklamojnë’ luksin në rrjete sociale, mungon respekti për jetën dhe ligjin

11 Mars 2023, 16:03

Binjaku tha se ishte një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për opinionin publik dhe se empatia e bën të pamundur të jesh indiferent në këto raste. E pyetur nga gazetari i Report Tv Andi Kapxhiu se si e gjykon qasjen e të rinjve në promovimin  që i bëjnë çdo dite materializmit dhe kriminalitetit ajo u shpreh.

“Ka një grup njerëzish që e bëjnë shpesh këtë gjë, publikojnë në rrjetet sociale një lloj statusi ekonomik, që është joshëse për të tjerët dhe nga kjo marrin vlerësim dhe admirim për një të mirë materiale që posedojnë”- u shpreh sociologia.

“Çdo gjë që është e ndaluar për normat e një shoqëria është joshëse dhe përbën tërheqje për disa persona”, vijoi Binjaku.

Më tej ajo bëri thirrje për prindërit dhe institucionet që të mësojnë rëndësinë e jetës, respektin për jetën dhe ligjin dhe të kenë frikë nga pasojat e  ligjit.