Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audin’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj! Report Tv siguron VIDEO-n kur mjeti 'fluturon' nga mbikalimi i TEG-ut

10 Mars 2023, 15:29

Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.