Aksidenti me vdekje në Astir, eksperti: Në këtë zonë mungon ndriçimi, të merren masat! Këmbësorët i bien shkurt, s’kalojnë në vija

14 Shtator 2022, 17:05

Një 35-vjeçare u përplas për vdekje nga një kamion mbrëmjen e së martës në Astir. Shkak dyshohet errësira, ndërsa gruaja po kalonte në një vend që disa muaj më parë ekzistonin vija të bardha dhe semafor. Në vëzhgimin e Report Tv, situata është e ngjashme edhe një ditë më vonë, në të njëjtin vend. Këmbësorët i bien shkurt edhe në zona të tjera të Tiranës, duke shmangur vijat e bardha.