Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie

22 Mars, 11:59

Një ditë pas aksidentit me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët protestan për mungesën e sigurisë rrugore. Ata thanë rruga që lidh autostradën me qytetin ka kushtuar 1.5 milionë euro, por nuk ka trotuare, ndriçim as sinjalistikë. Ata kërkuan nga Bashkia e Kukësit, Prefektura dhe Policia Rrugore të marrin masa të menjehershme si dhe kërkuan llogaridhënie për investimin e lënë përgjysmë.