Aksidenti në Astir, Meçe: Mbikalimi bëhet në vende ku ka flukse! Manushaqe: Rruga e papërfunduar, nënkalimi s’është funksional! Eksperti: Të edukohen këmbësorët

4 Prill 2023, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2023-04-04 17:06:06

Një 67-vjeçar mbeti i vdekur të dielën në Astir pasi u përplas nga një makinë në lëvizje në momentin kur po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Burri vdiq në vend, ndërsa policia arrestoi shoferin. Në atë vend mungon një mbikalim për të lidhur dy zonat, teksa përdoret shpesh nga qytetarët për të kaluar.