Aksidenti që shoi familjen në Fier-Vlorë, shefi në polici tregon detaje shokuese: E përfshirë edhe një makinë e tretë! Ja shpejtësia mesatare, frenoi 63 metra

1 Korrik 2021, 22:51 | Përditesimi i fundit: 2021-07-02 08:23:30

Udhëtimi për të ardhur në Atdhe për të kaluar pushimet u kthye në tragjedi për familjen Gushi që ishin emigrantë në Greqi. Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundi.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv ka dhënë të tjera detaje tronditëse për ngjarjen.  Ismaili foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi.