Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari, zv.ministri në Maqedoni dhe ambasadori shqiptar në Shkup për Report Tv: Kemi marrë ADN për identifikimin e viktimave, autobusi ishte kolauduar në tetor

24 Nëntor 2021, 14:30 | Përditesimi i fundit: 2021-11-24 18:40:43

Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka dhe zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë së veriut, Nazmi Bushi në një intervistë për Report Tv bëri të ditur se viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk janë identifikuar. Kjo pasi atyre pritet t’u bëhet analiza e ADN-së, ku kampionet u janë marrë edhe familjarëve të tyre, por kjo kërkon disa ditë kohë.