Aksidenti tragjik në Bulqizë, eksperti Hoxha: ‘Benz’-i 40-vjeçar që u nda në mes ishte i kalbur! Shoferët të mos bëhen trima, të ecin në krahun e djathtë

5 Janar 2023, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2023-01-05 16:00:20

Faktorët që shkaktojnë aksidentet rrugore janë gjendja e drejtuesit të mjetit, gjendja e makinës dhe e rrugës. Kështu u shpreh eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke komentuar aksidentin tragjik në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona.