Aksidentohet autoboti me gaz në rrugën e Kombit, mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys

27 Korrik 2022, 17:14

Një autobot me gaz është aksidentuar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në segmentin ku ndahet rruga me Peshkopinë ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë. Në vendgjarje ndodhen zjarrfikesit dhe policia, nuk raportohet për të lënduar.