Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metrave katrorë! Rama: Do përdoret për interes publik

29 Shtator 2022, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2022-09-29 21:45:13

Është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 m2 ndërtuar pa leje, sipërfaqëve e sekuestruar nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje. Rama ka thënë përmes një videomesazhi se 4646 m2 të ndërtuar pa leje në qendër të Tiranë do përdoren sipas ligjit për interes publik.