Aktive në arenën ndërkombëtare në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, Shqipëria sulmohet nga gazetari i Putinit te tv rus

14 Tetor 2022, 13:53

Qëndrimi i fortë i Shqipërisë, edhe si vend anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, kundër agresionit rus në Ukrainë dhe ndërmarrja e disa rezolutave për të dënuar Putinin dhe luftën e tij, nuk është pritur mirë nga rusët.