Akuzat e Berishës për Ëngjëll Agaçin, Rama: Shpifje dhe sajesa nga këneta! Iku në Itali për arsye shëndetësore, ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve për rikuperim të mushkërive

28 Shkurt 2025, 12:34 | Përditesimi: 28 Shkurt 2025, 12:34

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rubrikën 'Çkemi ndonjë të re?', në rrjete sociale lidhur me akuzat e Berishës ndaj sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Berisha tha dje në parlament se hetuesit e SPAK kanë marrë laptopin e Agaçit dhe se ai ka ikur në Itali. Rama sqaron se këto janë sajesa të 'bufit të kënetës', ndërsa Agaçi ndodhet në Itali për arsye shëndetësore.

Sipas Ramës, Agaçi pati një bllokim të arterieve koronare dhe u operua në zemër. Sekreari Agaçi pati një dalje jashtë funksionit të mushkërive, për të cilën u fut në intubim. Ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për rikuperim të mushkërive

I.M/Shqiptarja.com