Akuzat e Kurtit për Lajçak, Escobar: I shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina, nuk shoh njëanshmëri

22 Shtator 2023, 11:57

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, pas akuza të Kurtit ndaj emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Escobar kërkon nga Kosova që të ketë qasje më realiste ndaj BE-së, ndërsa thotë se nuk sheh njëanshmëri nga Lajçak.