Akuzat e opozitës për ndërtimin e shkollave, Veliaj në Report Tv: Ato s’kanë ndërtuar asnjë! Pse t’i çojmë fëmijët në kushtë stallash

14 Prill 2023, 16:58

Erion Veliaj, kandidat për bashkinë e Tiranës, njëkohësisht kryetar i bashkisë, në një intervistë për Report Tv iu është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me koston e ndërtimit të shkollave. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Veliaj u shpreh se ata që e sulmojnë nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë.