Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ dhe gazetari Anri Bala ishin sot në ‘Studio Live’ ku folën për të ardhmen e opozitës në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Kulluri nënvizon se partitë e reja duhet të punojnë seriozisht për të siguruar mandate parlamentare dhe nuk mund të mbështeten vetëm te deklaratat apo populizmi. Ai thekson nevojën për ekip profesional dhe me integritet.
'Partitë e reja duhet të kenë parasysh kriterin të përfaqësohen në Kuvendin e ardhshëm. Mandatet nuk merren me deklarata. Duhet të jemi serioz. Dy partitë e mëdha kanë elektoratin e tyre, në rrudhje. Krejt normale që PS të humb një bllok votash pas 12 vjetësh. Edhe PD normalisht në këtë trend do shkonte, përfaqëson agjendën personale të Berishës. Por nuk bëhen zero, dhe dy parti pa përfaqësim të pretendojnë të marrin 100 deputetë.