Akuzohet nga Luftar Reçi se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lames, maqedonasi merret sërish në pyetje nga SPAK! Dje të pandehurit e 'përzunë' nga gjykata

11 Tetor 2023, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2023-10-11 14:25:19

Maqedonasi Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit në 2005, rikthehet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje.