Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet për herë të katërt seanca për ekstradimin e Faruk Ozer! Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit të çështjes

14 Nëntor 2022, 11:10

Shkak u bë kërkesa nga avokati Klodian Skënderi për përjashtimin e gjyqtarit.  Avokati i tij mbrojtës ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes ndërsa mësohet se sot është afati i fundit. Në këto kushte, gjyqtari aktual, Elis Dine nuk ka mundur të japë vendimin e tij ndërsa në seancën e sotme u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës të bosit të kriptomonedhave. Ai kërkon mos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi pasi ka rrezik për jetën.