Akuzohet se ndihmoi vëllezërit Ramaj të pastronin paratë, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës Durrës: Njëri prej tyre, babai i djalit tim

28 Tetor 2023, 15:32

Ish-drejtuesja e Kadastës së Durrësit, Raimonda Dashi u la sot në 'arrest shtëpie' nga GJKKO, me akuzën se ka ndihmuar pastrimin e parave nga dy vëllezër të dënuar për trafik droge në Belgjikë. Në sallën e gjyqit, ish-zyrtarja tha se nuk ka abuzuar me detyrën dhe se me shtetasin Besian Ramaj, ka pasur mardhënie intime madje ka lindur edhe një fëmijë të cilit, ai nuk i ka njohur atësinë.