Alarmi Omicron! Shifra rekord infektimesh me COVID! Sot 2177 raste të reja e 6 viktima! Rëndohet situata në spitale, në total mbi 15 mijë pacientë aktivë

11 Janar 2022, 21:13 | Përditesimi i fundit: 2022-01-11 21:14:16

Rritja e rasteve ditore është përkthyer padyshim edhe në një rritje të rasteve aktive në të gjithë vendin, ku aktualisht janë të infektuar 15,318 pacientë. Situata paraqitet e rënduar edhe në spitalet COVID, ku aktualisht po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Tirana është qarku më i prekur, e ndërsa ndiqet nga Durrësi, Shkodra, Elbasani si edhe Gjirokastra.

Kjo rritje e rasteve ka ardhur si rezultat i variantit të ri të COVID, Omicron, por edhe si pasojë e mosrespektimit të masave të vendosura, që kanë kulmuar gjatë festave.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, si e vetmja formë për të reduktuar mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitete