Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri

10 Janar, 14:44

Report Tv ka siguruar një foto të tavolinës në apartamentin ku Policia e Tiranës gjeti një ditë më parë 2 armë pistoleta, pasi një 21-vjeçare telefonoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar se do e vrisnin.

Në tavolinë shfaqen 2 pistoletat, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, për t’u ekspertuar, ndërsa duket dhe rrëmuja me shishe alkooli dhe duhani. Në të njëjtën tavolinë, hetuesit gjetën edhe gjurmë të mbetjeve të kokainës, në të cilën më herët grupi me 5 djem dhe 3 vajza, e kishin konsumuar.