Albin Kurti jep intervistën e parë pas humbjes në zgjedhje: Nuk mendoj se është ndëshkim! E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim

16 Nëntor 2021, 15:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale. Pas raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti thotë se është i gatshëm për këtë proces, por shton se takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të varet nga dialogu në nivel negociatorësh.