Albin Kurti refuzon drafin e Ramës për asociacionin: Çoja Vuçiçit, i duhur për shqiptarët e Preshevës

13 Qershor 2023, 11:57

Në konferencë për median kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka parë dhe as lexuar draftin e asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama

Unë i besoj Ramës, që ai beson se ai model është  i mirë për pakicat kombëtare. Por dhe duke u bazuar në Kushtetën e Shqipërisë, neni 8 pika 1 por dhe kontenstin politik ku ndodhemi unë po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Adresa Beogradi. Kërkesa për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk e di nuk e kam lexuar por i besoj Ramës, që ai beson se ai model është  i mirë dhe i duhur. Kurti tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ramën për mbledhjen e përbashkët të qeverisë që do të mbahet në Gjakovë nesër.

    No videos found.