Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet

22 Mars 2025, 12:37 | Përditesimi: 22 Mars 2025, 17:33

Ministri shqiptar i Mbrojtjes iu përgjigj sot presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili marrëveshjen e 18 marsit të firmosur mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës e quajti 'një garë armatimi në rajon'. Duke zbardhur deklaratën e përbashkët në faqen zyrtare të ministrisë, Vengu i kujton Vuçiç se Shqipëria në historinë e saj, nuk ka precedente marrëveshjesh të fshehta në dëm të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera.

    I.M/Shqiptarja.com